Komunikim i drejtpërdrejtë
Ju shpjegojmë shifrat dhe u përgjigjemi pyetjeve tuaja.
SHËRBIME KONTABILITETI NË KOSOVË
Mbajmë në rregull faturat dhe llogaritë, përgatisim deklarimet tatimore dhe llogarisim pagat. Ju keni një pasqyrë të qartë të financave të biznesit.
Takimi i parë dhe konsulta janë falas.
SHËRBIMET TONA
Nga hapja e biznesit te kontabiliteti i përditshëm. Zgjedhim bashkë shërbimet që ju nevojiten.
Dokumente të organizuara dhe një pasqyrë e kuptueshme e aktivitetit tuaj.
Përgatitje dhe deklarime sipas detyrimeve të biznesit tuaj.
Llogaritja e pagave, tatimit në paga dhe kontributeve pensionale.
Nga ideja te regjistrimi, me mbështetje në hapat e parë.
Kuptoni të ardhurat, shpenzimet dhe gjendjen e biznesit.
Ndihmë me buxhetin, planin e biznesit dhe vendimet financiare.
SI PUNOJMË
Bisedojmë për punën tuaj dhe shërbimet që ju duhen. Konsulta e parë është falas.
Ju japim një ofertë sipas numrit të dokumenteve, punonjësve dhe nevojave tuaja.
Organizojmë dokumentet dhe kontabilitetin. Ju ndihmojmë edhe me kalimin nga kontabilisti i mëparshëm.
PSE TJETRI?
Ekipi ynë sjell mbi 10 vjet përvojë profesionale. Punojmë me biznese të reja, tregtare dhe shërbyese në gjithë Kosovën.
Ju shpjegojmë shifrat dhe u përgjigjemi pyetjeve tuaja.
Ndiqni të ardhurat, shpenzimet dhe detyrimet në programin e kontabilitetit.
Përcaktojmë bashkë punët, çmimin dhe mënyrën e dorëzimit të dokumenteve.
Po. Tjetri Konta ofron shërbime për biznese në gjithë Kosovën. Mënyra e dorëzimit të dokumenteve dhe komunikimit përcaktohet me marrëveshje.
Po. Ju ndihmojmë me regjistrimin, dokumentet dhe organizimin e kontabilitetit. Konsulta e parë është falas.
Oferta përshtatet sipas aktivitetit, numrit të dokumenteve dhe punonjësve, si dhe shërbimeve të kërkuara. Na kontaktoni që të kuptojmë nevojat e biznesit tuaj.
Po. Keni qasje në programin online, ku mund të ndiqni të dhënat e përpunuara të biznesit tuaj. Në fillim ju shpjegojmë përdorimin dhe pajtohemi për raportet.
Po. Bashkë përcaktojmë dokumentet dhe të dhënat që duhen transferuar, si dhe hapat për vazhdimin e kontabilitetit. Dokumentacioni i prapambetur shqyrtohet sipas rastit.
Dërgoni kërkesën ose na shkruani në WhatsApp. Nëse dëshironi, mund të propozoni datën dhe orën te hollësitë shtesë. Ju kontaktojmë për ta konfirmuar takimin.
NA KONTAKTONI
Na lini emrin dhe telefonin. Ju kontaktojmë për konsultën e parë falas.
Na shkruani në WhatsApp ↗Shërbejmë në gjithë Kosovën